Milani interesohet për Rakitiqin e De Paulin

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Milani raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e Ivan Rakitiqit dhe Rodrigo de Paulit.

Sipas “Sport Mediaset”, starti i dobët i Milanit ka bërë që krerët të mendojnë për të ndryshuar skuadrën në afatin kalimtar të janarit.

Këtu mendohet që Franck Kessie do të largohet. Në raportim thuhet se Milani është i gatshëm të lirojë lojtarin nëse vjen një ofertë prej 25 milionë eurosh.

Me këto para, Milani mendon të transferojë Ivan Rakitiqin e Barcelonës dhe De Paulin e Udineses.

Të ngjashme