Milani ka telashe me lëndime

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Milani ka stërvitur të mërkurën para duelit me Manchester Unitedin në Ligën e Evropës, në 1/8 e finales në këtë garë.

Ky ballafaqim i fortë do të luhet të enjten nga ora 18:55 në stadiumin “Old Trafford”.

Të dyja ekipet kanë luajtur 10 herë mes vete në garat evropiane, ndërsa të dyja kanë nga pesë fitore.

Milani do të jetë pa Zlatan Ibrahimoviqin, por sulmuesi suedez pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen kthyese që luhet më 18 mars në Itali.

“Kuqezinjtë” janë në vendin e dytë në Serie A me gjashtë pikë prapa Interit.

Unitedi nga ana tjetër, që fitoi 2:0 në udhëtim te City, është në vendin e dytë po ashtu në Premier League, me 11 pikë prapa “qytetarëve”.

Të ngjashme