Milani këmbëngulë për Fabregasin

Prishtinë | 20 Shk 2017 | 13:58 | Nga

Cesc Fabregas duket se po kalon momentet e fundit te Chelsea.

Mesfushori spanjoll nuk është pjesë e formacionit bazë tek londinezët dhe ka menduar largimin.

Pasi gjatë janarit dështoi largimi i tij, në verë thuajse është i sigurt.

Skuadra italiane, Milan është duke këmbëngulur për transferimin e spanjollit në “San Siro”.

Me investorët kinez që pritet të marrin drejtimin e Milanit pritet edhe një ofertë joshëse për spanjollin.

Sipas medieve italiane, Milan po mendon të ofrojë rreth 30 milionë euro për Fabregasin.

29-vjeçari ka edhe disa opsione për të vazhduar karrierën në kampionatin kinez ose Amerikë, por destinacioni i ardhshëm i tij pritet të jetë Milano.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme