Milani kërkon dhjetë milionë euro për Castillejon

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i krahut, spanjolli Samu Castillejo mund të largohet nga Milani në fund të këtij edicioni për dhjetë milionë euro. Ky është çmimi që drejtuesit e klubit nga Serie A, e kanë caktuar për futbollistin, kanë njoftuar mediumet italiane të hënën.

Bëhet e ditur se me paratë nga shitja e Castillejos, te Milani po synojnë të blejnë një tjetër sulmues krahu dhe tashmë kanë vënë në shënjestër italianin Riccardo Orsolini që është pjesë e Bolognas.

Castillejo nuk është përshtatur te Milani dhe interesim për transferimin e tij, tashmë ka treguar Villarreali.

26-vjeçari ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2023, kurse këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka bërë tri asistime në 39 ndeshje.

Të ngjashme