Milani kërkon sulmuesin e Lazios

Prishtinë | 08 Gus 2017 | 16:19 | Nga

Milani gjatë kësaj vere ka transferuar 10 lojtarë, por ende nuk e ka kompletuar skuadrën, pasi po kërkojnë edhe një sulmues.

Fillimisht kishin kërkuar sulmues të mëdhenj si Alvaro Morata, Aubameyang, Diego Costa dhe Andrea Belotti, por tashmë kanë ndërruar mendje, pasi kanë kthyer vëmendjen nga sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, shkruan SportMediaset.

Për shërbimet e Immobiles skuadra e Milanit duhet të paguajë 30 milionë euro.

Italiani sezonin e fundit ka qenë fantastik me Lazion, duke ndihmuar skuadrën të kualifikohet në Europa League.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme