Milani interesohet për Musacchion

Prishtinë | 17 Shk 2017 | 14:30 | Nga

Skuadra italiane Milan po mendon ta përforcojë repartin e mbrojtjes gjatë afatit kalimtar të verës.

Synimi i ri i Milanezëve është argjentinasi, Mateo Musacchio që është kërkuar edhe më parë.

Sipas medieve italiane trajneri Vincenzo Montella ka kërkuar nga drejtuesit e klubit me çdo kusht transferimin e Musacchios.

Për ta transferuar 26-vjeçarin në “San Siro”, Milan është e gatshme të shpenzojë rreth 25 milionë euro.

Kujtojmë që Musacchio ka kontratë me ‘Nëndetësen e verdhë’ deri në qershor të vitit 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme