Milani mendon për goditje të dyfishtë, Depay dhe Fellaini afër Rossonerëve

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 15:36 | Nga

Milani pret vendimin e UEFA-s, pas refuzimit të marrëveshjes së shlyerjes së borxheve.

Rreziku i përjashtimit nga Liga e ardhshme e Evropës është konkrete, por klubi kuqezi nuk duket se e ka humbur idenë për tu përforcuar.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, janë dy emra të nxehtë të këtyre orëve në listën e Mirabellit.

Mesfushori i Manchester United, Marouane Fellaini dhe sulmuesi i Lyonit, Memphis Depay janë dy emrat që po kërkohen me ngulm nga Milani.

Belgu ka shprehur tashmë mendimin e tij pozitiv për kuqezinjtë dhe mund të arrijë me kosto zero.

Pengesë është diktuar angazhimi i kërkuar nga lojtari, 10 milionë euro neto për sezon, një shifër që do të shkonte shumë më tepër se mesatarja e grupit aktual të Milanit.

Madje, edhe Depay ka shprehur mirënjohjen e tij për destinacionin e Milanit, duke demonstruar faktin se apeli i ‘Djallit’ është intrigues për të, përkundër një sezoni të mundshëm pa Evropë.

Pas një periudhe të keqe te Manchester United, holandezi është rikuperuar qartë në Francë, me fanellën Lyon, ku shënoi 19 gola.

Presidenti Aulas kërkon 40 milionë euro dhe nuk ka mungesë të konkurrencës.

Problemet ekonomike të Milanit mbeten një faktor i rëndë, por vullneti i lojtarit mund të jetë vendimtar. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme