Milani mendon ta huazojë Andre Silvan për edicionin e ardhshëm

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 13:25 | Nga

Sulmuesi i talentuar portugez, Andre Silva duket se do të largohet në fund të edicionit nga Milani.

Silva u transferua në Milan me shumë bujë pasi klubi italian pagoi 38 milionë euro te Porto për të.

Por ai ka dështuar të tregojë vlerat e tij duke qëndruar më shumë në bankën rezervë.

Rossonerët besojnë tek ylli i tyre i ri por fillimisht po duan ta dërgojnë në huazim për të fituar përvojë.

Skuadra favorite për huazimin e lojtarit mbetet Wolverhampton Wanderers që ditë më parë ka siguruar rikthimin në Ligën Premier.

Wolves kanë në radhët e veta shumë lojtarë portugez dhe Silva mendohet se do të përshtatej mirë aty.

Gjithsesi mediat italiane dhe ato angleze më parë kanë raportuar se edhe Arsenali mbetet e interesuar për Silvan.

22-vjeçari ka shënuar vetëm dy gola në Serie A nga 23 ndeshje të luajtura, ndërsa në Ligën e Evropës ka shënuar tetë gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme