Milani mendon transferimin e Damsgard në janar

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Mikkel Damsgard është dëshira e madhe e Milanit për afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori ofensivë mbeti te Sampdoria, përkundër interesimit nga shumë skuadra të mëdha evropiane.

Por e ardhmja e tij nuk pritet të jetë në Genova, pasi Milani ka dalë në skenë dhe po tenton transferimin e tij.

Calciomercato ka raportuar se trajneri Stefano Pioli e pëlqen shumë lojtarin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij.

Milani tanimë ka nisur bisedimet e para me Samp për të parë se cilat janë mundësitë për transferimin e tij në San Siro.

Qëllimi i Rossonerëve është ta marrin lojtarin në huazim me obligim blerje në verën e vitit 2022.

Nga ana tjetër klubi italian, Sampdoria është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës vetëm nëse vije ndonjë ofertë mbi 30 milionë euro

Të ngjashme