Milani nis të marrë frymë lirshëm

Prishtinë | 23 Sht 2021 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Milanit mund t’i rikthehet këtë vikend sulmuesi, Olivier Giroud.

Pas fitores me Venezian, Milani po përgatitet të përballet me Spezian dhe shpresën se do t’i rikthehen disa lojtarë të dëmtuar. Në veçanti situata e Olivier Giroud merr qendrën e vëmendjes në Milanello.

Pasi humbi dy ndeshjet e fundit pas një problemi me shpinën, francezi është kthyer në stërvitje me grupin dhe do të përpiqet të jetë i gatshëm të shtunën. Lajm fantastik për Piolin, i cili mund të ketë një opsion më shumë në fazën e sulmit.

Ai ndoshta s’do të startojë, por do t’i ketë disa minuta në pjesën e dytë.

Derisa vazhdon të mungojë Zlatan Ibrahimovic, raportohet se dhimbja ka kaluar që kishte në tendinën e Akilit, por ende nuk dihet se kur do të jetë në dispozicion të Stefano Piolit.

Milani e ka nisur furishëm sezonin e ri, numëron 13 pikë pas pesë ndeshjeve, aq sa Interi.

Derisa lider është Napoli me 15 pikë, pas fitores së fundit në udhëtim te Udinese.

Të ngjashme