Milani nuk ka shans ta mposhtë Interin në derbi, thotë ish-ylli zikaltër

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Milani nuk ka asnjë mundësi ta mposhtë Interin në derbin della Madonnina të shtunën, edhe nëse Franck Kessie rikthehet në mesfushë për ta bllokuar Marcelo Brozovicin, sipas ish-sulmuesit të Interit Nicola Berti.

Interi dhe Milani përballen të shtunën pasdite në San Siro, në atë që shihet si një ndeshje vendimtare në garë për titull në Serie A këtë sezon, raporton Gazeta Express.

Kampioni në fuqi është lider i tabelës me 53 pikë, katër më shumë se Napoli dhe Milani dhe një ndeshje më pak të zhvilluar, po ashtu.

Kuqezinjtë duhet të fitojnë patjetër nëse duan të mbesin në garë për titull dhe Berti beson se mesfusha është ajo që do ta vendosë këtë takim.

“Mesfusha është aty ku kjo ndeshje do të vendoset”, tha Berti për Gazzetta dello Sport.

“Siç e shoh unë, Milani nuk ka shans të fitojë. Treshja e mesfushës së Simone Inzaghit është shumë mirë e përshtatur, ta ha mendja se ata kanë një jetë që luajnë bashkë”, shtoi ai.

Të ngjashme