Milani pas talentit brazilian

Prishtinë | 23 Sht 2018 | 15:33 | Nga

Milani është duke e monitoruar 21-vjeçarin e Fluminenses, Pedro Guilhermen, i cili po shkëlqen te klubi brazilian.

Sulmuesi ka impresionuar me paraqitjet e tij, duke i shënuar 12 gola në 23 ndeshje, po ashtu edhe dy asistime, transmeton Gazeta Express.

Transferimi i tij në Milan mund të ndodhë në të ardhmen, pasi momentalisht ai është i lënduar dhe nuk do të kthehet deri në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Për brazilianin, interesim ka shfaqur Real Madridi e Roma.

Milani shpreson në transferimin e tij, për shkak të lidhjeve të Leonardos, Kakas dhe Serginhos, të cilët mund ta këshillojnë lojtarin që të kalojë te klubi italian nga Milano.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme