Milani po arrin marrëveshje me Bonaventura-n

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Milani dëshiron që t’i rinovojë kontratat e disa lojtarëve.

Skuadra italiane e di rrezikun që po i kanoset nga skuadrat tjera, andaj kërkon që t’i blindoj lojtarët më të mirë në skuadër.

Milani ka filluar bisedimet me Giacomo Bonaventuran për kontratën e re, përcjell “lajmi.net”.

Mesfushori italian ka kontratë deri në vitin 2020, andaj rosonerët kërkojnë që ai ta vazhdoj kontratën.

Bonaventura është i lumtur te Milani, andaj me gjasë do t’i thotë po kontratës së re, natyrisht me një rritje të ndjeshme të pagës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme