Milani projekton Diasin për vitin tjetër

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Milanit po e monitoron qendërmbrojtësin portugez Ruben Dias, i cili te ekipi italian shihet si përforcim i duhur për edicionin e ardhshëm.

Mediumet italiane kanë raportuar se Milani së shpejti do t’i nis kontaktet me Benfican, ekip me të cilin Dias ka kontratë deri në vitin 2024,.

Kartoni i 22-vjeçarit, vlerësohet rreth 22 milionë euro. Dias është produkt i akademisë së Benficas dhe me ekipin e parë ka debutuar në edicionin 2017/18.

Ai gjithashtu ka edhe dhjetë paraqitje me Përfaqësuesen e Portugalisë. Interesim për Diasin para fillimit të këtij edicioni patën treguar Manchester Unitedi e Juventusi.

Të ngjashme