Milani rivalizon Interin për Dybalan

Prishtinë | 22 Qer 2022 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Milani po monitoron situatën e Paulo Dybalas pasi ende nuk ka një konfirmim për një transferim te Interi, por kuqezinjtë kanë disa kushte specifike, sipas raportimeve në Itali.

Sulmuesi argjentinas është lojtar i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Juventusin dhe pritet që të bashkohet me Interin.

Drejtori ekzekutiv i Nerazzurrëve, Beppe Marotta, tha të hënën se klubi shpreson të nënshkruajë me Dybalan, por ata do të jenë të përgatitur të fokusohen në objektiva të tjerë nëse transferimi nuk realizohet.

Dhe Gazzetta dello Sport raporton se Milani është duke pritur në rast se ka një shans që mund ta rrëmbejë 28-vjeçarin nga rivalët e tyre.

Megjithatë, ndërsa shton raporti, nëse Dybala do të transferohej në Milan, ai do duhej ta ulte ndjeshëm pagën e tij.

Dybala shënoi 115 gola në 293 paraqitje në të gjitha garat për Juventusin që kur iu bashkua në vitin 2015.

Të ngjashme