Milani shpreson ta transferojë Diazin nga Reali

Real Madrid's Spanish midfielder Brahim Diaz reacts to missing a goal opportunity during the Spanish league football match between Real Madrid CF and Villarreal CF at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid on May 5, 2019. (Photo by JAVIER SORIANO / AFP) (Photo credit should read JAVIER SORIANO/AFP/Getty Images)
Prishtinë | 31 Gus 2019 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Milani është duke tentuar që në minutat e fundit të afatit kalimtar ta bëjë edhe një transferim.

Skuadra italiane thuhet se po tenton që ta transferojë Brahim Diazin nga Real Madridi, pasi spanjolli nuk është në planet e Zinedine Zidanes.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, Rossonerët e duan transferimin e sulmuesit të talentuar, pasi marrëveshja me Angel Correan ka dështuar.

Milani tentoi ta transferonte anësorin e skuadrës madrilene, mirëpo shuma prej 45 milionë eurosh ishte e lartë për ta.

Kështu, skuadra italiane tani është e fokusuar në transferimin e Diaz, që në verë e kaluar u transferua në Santiago Bernabeu.

Mediumi italian bën të ditur se Milani do ta transferojë sulmuesin spanjoll në formë huazimi, por pa të drejtë blerje.

Të ngjashme