Milani synon të nënshkruajë me Ibrahimovicin para 15 dhjetorit

Prishtinë | 01 Dhj 2019 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Milan po synon nënshkrimin e Ibrahimovic.

Skuadra e Milan raportohet të ketë caktuar një datë për transferimin e  yllit të futbollit, Zlatan Ibrahimovic.

‘Rosoneri’ shpresojnë të prezantojnë Ibrahimovic më 15 dhjetor, në 120 vjetorin e klubit.

‘Corriere della Sera’ shkruan se drejtuesit e Milan shpresojnë të marrin përgjigjen nga Ibra para kësaj date, transmeton lajmi.net.

Lojtarit thuhet se do t’i ofrohet një kontratë që do të vlejë 18 muaj, por ai mund të ketë një klauzolë që i lejon të largohet në fund të sezonit.

Nëse rikthimi në ‘San Siro’ nuk shkon më së miri, lojtari do të ketë mundësi të largohet nga klubi pas gjashtë muajve.

Mbetet të shihet nëse një marrëveshje e tillë do të arrihet.

Të ngjashme