Milani synon trajnerin e Chelseat

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Vera e vitit 2019 do të sjellë ndryshime te Milan, duke filluar nga stoli.

‘Rossonerët’ nuk janë të gatshëm t’i ofrojnë edhe një sezon trajnerit Gennaro Gattuso, me të cilin kanë shumë pak gjasa të vogla që të sigurojnë rikthimin në Ligën e Kampionëve.

Sipas medieve në Itali, drejtues të Milanit janë nisur për në Londër, për t’u takuar me trajnerin e Chelsea, Maurizio Sarri, përcjell ‘lajmi.net’.

E ardhmja e Sarrit te Chelsea është në dyshime të mëdha, me trajnerin që mund të shkarkohet edhe nëse skuadra fiton Ligën e Evropës.

Milan, do t’i ofrojë Sarrit një kontratë tre vjeçare, me tre milionë euro në sezon.

Për Sarrin, interesim ka shprehur edhe Roma.

Të ngjashme