Milani ua vë syrin dy sulmuesve të njohur

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

“Rossoneri” po planifikojnë të përforcohen në fazën ofanzive për sezonin e ardhshëm

Milani është i vendosur të përforcohet në fazën ofanzive për sezonin e ardhshëm.

“Rossoneri” ia kanë vënë syrin sulmuesit të Real Madridit, Luka Jovic dhe atij të Napolit, Arkadiusz Milik.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport.

Jovic nuk e ka treguar veten në Madrid që kur ishte transferuar nga Eintracht Frankfurti.

Reali e vlerëson sulmuesin 50 milionë euro.

Kurse, sulmuesi polak po hyn në 12 muajt e fundit të kontratës me Napolin.

Pasi Milik nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën, klubi napolitan do të jetë i detyruar ta shesë atë gjatë kësaj vere.

Interesim për sulmuesin e rrezikshëm ka shfaqur edhe Juventusi

Të ngjashme