Milani zyrtarizon Bennacerin

Prishtinë | 04 Gus 2019 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Milani ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Ismael Bennacer nga Empoli, në një marrëveshje që besohet të ketë kushtuar 16 milionë euro, plus bonuset.

21-vjeçari algjerian kaloi testet mjekësore më 23 korrik dhe ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, me pagë 1.5 milionë euro për sezon.

Bennacer shkëlqeu sezonin e shkuar tek Empoli me tre asiste në 37 paraqitje në Serie A.

Pas suksesit në Kupën e Afrikës, ku u shpall Lojtari më i mirë, për Bennacerin u shtuan ofertat, por Milani ishte më i suksesshmi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme