Milionat që Zidane do t’i ketë për të blerë lojtarë te Chelsea

Prishtinë | 23 Shk 2019 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

261 milionë dollarë, kaq do t’i ketë në dispozicion Zidane për të blerë lojtarë te Chelsea.

Sipas asaj që raporton The Sun, nëse Zinedine Zidane merr drejtimin e Chelsea, Roman Abramovich i ka premtuar 200 milionë funte (261m dollarë) investime.

Edhe pse Chelsea është dënuar me dy afate të premten nga FIFA, klubi do të apelojë dhe besojnë se do të mund të blejnë lojtarë gjatë verës.

Edhe pas dënimit, Zidane vazhdon të përmendet si njeriu i duhur për ta zëvendësuar në Stamford Bridge Maurizio Sarrin, ky i fundit është në prag të shkarkimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme