Milner me lëvdata për Alexander-Arnold

Prishtinë | 11 Pri 2021 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

James Milner ka thurur lëvdata për mbrojtësin e Liverpoolit, Alexander-Arnold.

Arnold po kritikohet për neglizhencën e tij në mbrojtje, ku mediat angleze po vënë në pikëpyetje edhe vendin e tij në 11-shen startuese të Anglisë, shkruan lajmi.net.

Por, James Milner nuk ka dyshime për kualitetet e mbrojtësit anglez.

Arnold i siguroi fitoren “The Reds” në duelin kundër Aston Villas duke shënuar një gol të bukur.

“Ishte një gol spektakolar, jam i kënaqur për të sigurisht”, tha ai.

“Ai pati disa zhgënjime me Anglinë dhe gjëra të tilla, por tregoi që mund të rikthehet edhe më i fortë”, shtoi ai.

“Ishte njëra nga ato ndeshje që duhej të fitohej gjithsesi, jam i kënaqur”, tha anglezi.

“Ai mund të qëndronte tek vija i pa inkuadruar, por ai erdhi në zonë dhe gjeti një hapësirë ku e shfrytëzoi për mrekulli, ai tregoi kualitetin e tij dhe mentalitetin e tij”, tha Milner.

“Të gjithë lojtarët thamë se duhet të kemi një reagim të fortë pas pjesës së parë, qasja, lufta dhe dëshira për të fituar ndaj kundërshtarit, jam i kënaqur me paraqitjen”, përfundoi James Milner.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme