Milot Rashica flet për shkallën e lëndimit

Prishtinë | 11 Shk 2019 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Milot Rashica ka thënë se zëvendësimi i tij i hershem në fitoren e Werder Bremenit ndaj Augsburgut të dielën u bë më shumë si masë parandaluese.

Një lëndim fatkeq i prishi ditën anësorit të ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashicës, i cili e nisi një të diele në mënyrën më fantastike të mundshme, duke shënuar dy gola shumë të bukur brenda më pak se gjysmë ore kundër Augsuburgut në Bundesligë.

22-vjeçari hapi serinë e golave për Bremenin pas vetëm pesë minutave lojë, kur shënoi pasi trullosi një mbrojtës kundërshtar dhe futi topin në rrjetën e portës duke e bërë portierin të hidhet në krahun e gabuar.

Kur akrepat shënonin 28 minuta lojë, Rashica mori një top pothuajse në gjysmë të fushës nga krahu i majtë, u fut në zonë duke e nxjerr një tjetër mbrojtës nga loja dhe shënoi në qoshen e majtë të portierit me një supergoditje.

Por, vetëm tetë minuta më vonë, ai ndjeu dhimbje shpine, problem të cilin e kishte edhe disa javë më parë, dhe u zëvendësua për t’i ikur më të keqes.

Edhe vetë Rashica e konfirmoi se nuk është dëmtim i madh dhe se ai do të kthehet në fundjavë.

“Nuk është [dëmtim] i madh, thjesht ndjeva

[dhimbje]

paksa në shpinë. Doja të vazhdoja, sepse rëndësi kanë tri pikë. Mendoj se do të kthehet për ndeshjen në Berlin”, tha Rashica.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme