Milot Rashica rikthehet në stërvitje

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Milot Rashica ka filluar të stërvit i veçuar, katër tri ditë pas një shqetësimi muskulor që ia pamundësoi të luante për Werder Bremenin kundër RB Leipzig në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës u tërhoq nga ekipi i Werderit pak çaste para disfatës në gjysmëfinale të kupës të premten, pasi e kishte dëmtuar muskulin.

Por shefi i Werderit për Futboll dhe Vëzhgim të Talenteve, Clemens Fritz, konfirmoi se Rashica do të stërvitë i veçuar, pa treguar se kur mund t’iu rikthehet stërvitjeve ekipore.

“Milot Rashica dhe Omer Toprak stërviten individualisht sot. Me mendje te ndeshja e së shtunës, ne duhet të presim dhe të shohim se kur do të mundë të rikthehet në stërvitje me ekipin ata”, tha Fritz të hënën në një konferencë për media.

Kjo nënkupton se vushtrriasi nuk do të jetë në gjendje të paraqitet për Werderin as në ndeshjen e së shtunës kundër Bayer Leverkusenit në Bundesligë.

Rashica ka vuajtur shumë nga lëndimet gjatë këtij sezoni dhe si pasojë i ka bërë vetëm 23 paraqitje në të gjitha garat për klubin gjerman.

24-vjeçari i ka shënuar vetëm dy gola dhe i ka dhuruar pesë asiste gjatë asaj kohe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme