Miloti ia bën dhuratë babait të tij një super veturë (FOTO)

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Milot Rashica, ylli kosovar i futbollit, i cili ka gjasa që të kalojë së shpejti nga Werder Bremen te Leipzigu në Bundësligë, vazhdon të jetë i lidhur fort me Kosovën dhe familjen e tij.

Derisa ka ardhur për pushime në atdhe, Miloti është kujdesur që babain e tij ta gëzojë me një dhurat shumë të shtrenjtë.

Miloti, babës Nexhmedin ia ka blerë një veturë Range Rover të ri dhe për këtë babai e ka falemnderuar të birin publikisht.

“Dhurata çdo herë asht e mirë po kur vjen nga djali ka vlerë të madhe. Flm Milot për kujdesin dhe respektin e treguar ndaj prindërve. Allahu të ruajt. RANGE ROVER 00!”, ka shkruar Nexhmendini.

Dhurata qdo her asht e mir po kur vjen nga djali ka vler të madhe.Flm Milot për kujdesin dhe respektin e treguar ndaj prindërve ,Allahu të ruajt .RANGE ROVER 00!

Gepostet von Nexhmedin Rashica am Mittwoch, 15. Juli 2020

Të ngjashme