Mini Maratona 5km shtyhet për shkak të motit me shi

Prishtinë | 05 Maj 2019 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Për shkak të motit me shi, shtyhet Mini Maratona 5km.

Afërdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci edhe këtë vit organizojnë Mini Maratonën.

Ishte paraparë që sot më 5 maj të mbahet edicioni i 5-të i Mini Maratonës 5km në qendër të Prishtinës mirëpo për shkak të motit me shi është shtyrë.

Këtë e ka bërë të ditur njëra prej organizatoreve, Afërdita Paqarada nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

“Për shkak motit me shi, MiniMaratona 5km shtyhet. Ditëve në vijim ju njoftojmë për datën e caktuar”,, ka shkruar ajo.

Pritet që në Mini Maratonë të performojë edhe Lumi B dhe Dafina Zeqiri, bashkë DJ Geek dhe DJ Gamble.

Të ngjashme