Miniafati i transferimeve në basketbollin e Kosovës fillon më 1 janar

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Klubet kosovare të basketbollit duket se do të kenë nevojë për përforcimet e reja.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur se afati kalimtar i dimrit do të nisë më 1 janar të vitit të ardhshëm.

Sipas FBK-së, ky miniafat do të zgjasë dhjetë ditë dhe klubet kanë të drejt të transferojnë lojtar të ndryshëm.

Theksojmë se afati kalimtar i dimrit do të mbyllet më 11 janar në orën 17:00.

Theksojmë se Bashkimi dhe Trepça kanë paralajmëruar se do të përforcojnë radhët e veta.

Ndryshe, Prishtina është i vetmi klub në vendin tonë që nuk ka pësuar gjatë këtij sezoni në IPKo Superligën e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme