Minimaratona ndërkombëtare e vrapimit, më 14 maj

Prishtinë | 05 Maj 2017 | 12:13 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Vrapo për paqe dhe tolerancë” kjo është minimaratona ndërkombëtare që do të mbahet më 14 maj në Prishtinë në kuadër të kampionatit Ballkanik.

Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halit Sylejmani, tha se kjo minimaratonë do të mundësojë që bota ta sheh se edhe Kosova është e gatshme të organizojë gara me karakter ndërkombëtar, raporton Ekonomia Online.

“Puna e palodhshme e të gjithëve është ndihmuar që të ketë epitetin më të lartë, ku për herë të parë jemi anëtarë të Federatës Atletike të Ballkanit, të Evropës dhe botës. Këtë maratonë do ta shohin e gjithë bota dhe kjo do të mundësojë që bota ta kuptoj që edhe federata jonë është ajo që organizon gara të karakterit ndërkombëtar”, ka thënë Sylejmani.

Zv.drejtoresha e Departamentit të Sportit të Kosovës, Afërdita Fazlija, tha se kjo gjysmë maratonë e ka marrë fizionominë e drejtë të një maratone, “por është njëra ndër federatat që nuk i ka kushtet për situata të caktuara”.

“E vetmja detyrë pas pranimit është, që në vitet e ardhshme t’i krijojmë kushtet infrastrukturore që organizimet të mund t’i bëjnë ashtu siç duhet. Është një ekip i madh i vullnetarëve që ky aktivitet që organizohet tash e 17 vjet të ketë epitetin e ngjarjeve më e madhja që organizohet në Kosovë”, tha ajo.

“Kjo federatë i ka përmbushur kriteret profesionale që të qëndroj në këmbë të veta, dhe ne do të jemi afër që ta mbështesim në krijimin e infrastrukturës”, theksoi Fazlija.

Të ngjashme