Ministri Bytyqi fans i Kombëtares, bëhet gati për ndeshjet e nëntorit

Prishtinë | 08 Nën 2019 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Arsimit, Shyqyri Bytyqi po del të jetë fans i madh i Përfaqësueses së Kosovës, raporton EkonomiaOnline

Bytyqi ka postuar fotografi i veshur si një ‘ultras’ i tifozëve, siç duket me padurim po i pret dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kosovës, ku edhe është pajisur me duksin e tifo grupit Dardanëve.

Kosova, më 14 nëntor do të luajë në Plzen kundër Çekisë, ndërsa tri ditë më vonë, më 17 nëntor, është nikoqire e Anglisë në “Fadil Vokrri”.

Të ngjashme