Ministri Çeku zotohet se do mbështesë KOK-un në gara të shumta ndërkombëtare

Prishtinë | 01 Dhj 2021 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku, ka vizituar të mërkurën Komitetin Olimpik të Kosovës, me ç’rast është pritur nga drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti., shkruan EkonomiaOnline.

Presidenti Krasniqi, duke falënderuar ministrin Çeku për vizitën dhe përkrahjen që MKRS po e jep për KOK-un dhe federatat sportive, ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin.

Edhe ministri Çeku ka falënderuar drejtuesit e KOK-ut për pritjen dhe bashkëpunimin e frytshëm gjatë këtij viti, bashkëpunim ky që do të vazhdojë edhe më tutje.

Të dyja palët kanë biseduar për planin strategjik të aktiviteteve që i presin gjatë vitit 2022, ndarjen e buxhetit për KOK-un, marrë parasysh edhe garat e shumta ndërkombëtare që na presin si Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin të Kinës, Festivali Olimpik Dimëror dhe Veror Evropian për të Rinj në Vuokatti të Finlandës dhe Banska Bistrica të Sllovakisë, Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme