Ministri francez kritikon tifozët e Marseilles për festimin në rrugë

Prishtinë | 14 Sht 2020 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, ka kritikuar të hënën tifozët e klubit të futbollit Olympique Marseille, që kanë festuar duke dalë në mënyrë masive në rrugë të qytetit, pas triumfit të dielën mbrëma ndaj Paris Saint-Germainit.

Ai ka thënë se kjo festë është bërë ani pse dihen rreziqet nga virusi COVID-19 në Francë.

“Vetëm mund të dënosh ato imazhe që po i shohim”, ka thënë Darmanin për televizionin “LCI”, transmeton agjencia Reuters.

Në xhirime janë parë numër I madh I tifozëve të Marseilles duke festuar fitoren, ku shumë prej tyre nuk mbanin maska.

Marseille triumfoi 1:0 në udhëtim ndaj Parisit.

Javën e kaluar, kryeministri I Francës, Jean Castex, ka thënë se Marseille e Bordeaux, janë në mesin e qyteteve franceze më të goditura nga vala e re e virusit në Francë.

Të ngjashme