Ministri Gashi: Fadil Vokrri ishte kontribues i pashoq

Prishtinë | 09 Qer 2019 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka kujtuar sot ish-kreun e FFK-së, të ndjerin Fadil Vokrrin, me rastin e 1-vjetorit të vdekjes së tij.

Gashi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë Fadil Vokrri, ishte personalitet i veçantë, shok, mik, familjar, mësues e i dashur për të gjithë, kontribues i pashoq

Një vit pa Legjendën Fadil Vokrri!

Ishte personalitet i veçantë, shok, mik, familjar, mësues e i dashur për të gjithë, kontribues i pashoq. Pak kohë patëm rastin të bashkëpunojmë, por përgjithmonë do të jetojnë këshillat e idetë e tija që na i dha. Mësuam shumë nga ai e nga fjalët e pakta që kishte, por që të gjitha i shëndrronte në vepra. 
Sa shumë i mungon Kosovës e futbollit i cili po lulëzon në arenën ndërkombëtare, falë punës e përkushtimit të tij të madh. Sa shumë na mungon neve, familjes, FFK-së e Kombëtares sonë të futbollit. Sot dhe përgjithmonë të kujtojmë Legjendë! KG

Image may contain: 3 people, people standing, wedding, flower, suit and outdoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme