Ministri Gashi në veri, i dhuron pajisje sportive KF “Albanikut”

Prishtinë | 13 Gus 2019 | 01:23 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka qëndruar në fshatin Cerajë të Leposaviqit, në veri të vendit, ku i ka dorëzuar disa pajisje sportive Klubit Futbollistik “Albaniku”.

Ky është një donacion i MKRS-së të cilin Gashi e kishte premtuar në vizitën që kishte disa javë më parë.

“Askund më mirë se në Cerajë nuk mund të festojmë ditën ndërkombëtare të rinisë dhe festën e fshatit me të rinjtë, bashkëatdhetarët dhe qytetarët e Carajës dhe fshatrave përrreth”, ka shkruar ministri Gashi, në farn e tij në Facebook.

“Përkujdesi ynë do të vazhdojë në çdo cep të Kosovës”, ka premtuar kreu i MKRS-së.

Të ngjashme