Ministri Gashi pas fitores së Erzës: Urime Kosovë!

Prishtinë | 07 Tet 2018 | 21:18 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka uruar për suksesin e xhudistes kosovare në Lojërat Olimpike për të rinj.

“Urime Kosovë”, ka shkruar ministri Gashi, i cili më herët ka vizituar sportistët kosovarë në fshatin olimpik në Buenos Aires të Argjentinës.

Kosova përfaqësohet me 5 sportistë të sporteve të ndryshme në Lojërat Olimpike.

Sonte, xhudistja Erza Muminoviq fitoi medaljen e bronztë në kategorinë 44 kilogramë.

Xhudistja Erza Muminoviq e bronztë🥉në Lojrat Olimpike për të rinj. Youth Olimpic Games #BuenosAires2018Urime Kosovë🇽🇰!

Gepostet von Kujtim Gashi am Sonntag, 7. Oktober 2018

Të ngjashme