Ministri Gashi vizitoi FFK-në, në maj stadiumi i Prishtinës do të jetë i gatshëm

Prishtinë | 11 Jan 2018 | 16:02 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punimet në stadiumin e Prishtinës do të përfundojnë në fillim të majit ndërsa ato për stadiumin kombëtar në Drenas do të fillojnë në fund të vitit 2018, raporton EkonomiaOnline.

Këtë e bëri të ditur, ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi gjatë vizitës që i bëri Federatës të Futbollit të Kosovës (FFK).

“Na jemi në fund të marrëveshjes , një pjesë të madhe të buxhetit  e kemi të ndarë por do të sigurojmë edhe pjesën tjetër, kompania është pajtuar që t`i paguhet pas rishikimit të buxhetit, fundi i prillit, fillimi i majit do të jetë koha kur stadium të jetë i gatshëm”.

“Mendoj se me gjithë këtë dinamikë, fundi i vitit do të jetë fillimi i projektit të stadiumit kombëtar”, tha Gashi.

Gjatë kësaj vizite, Gashi u takua me udhëheqësit e kësaj federate, kryetari i së cilës kishte një kërkesë për kreun e MKRS-së.

Fadil Vokrri tha se ministrit i kërkoi që të iu ndihmojë që të gjejnë një zgjidhje për objektin e FFK-së e cila është nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

“Ne kemi kërkuar që ky objekt të na jepet një kohë më të gjatë, kemi kërkuar që ky objekt të kaloj në pronësi të Federatës të Kosovës’.

Ndërsa, ministri Gashi u zotua se në mbledhjet e  radhës të qeverisë do të procedojnë këtë kërkesë me shpresën që ky objekt të kaloj në pronësi të federatës kosovare.

Kjo njëherësh është edhe vizita e parë që Gashi i ka bërë FFK-së që nga fillimi i punës në krye të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

 

Të ngjashme