Ministri Gashi viziton FFK-në, kërkon nga kryetari i ri të vazhdojë punën e Fadil Vokrrit

Prishtinë | 10 Kor 2018 | 10:57 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), ku është takuar kryetarin e ri, Agim Ademi, i cili u zgjodh në krye të institucionit kryesor të futbollit pas vdekjes së ish-kryetarit Fadil Vokrri.

Ministri Gashi, ka uruar Agim Ademin për pozitën e kryetarit të FFK-së, derisa i ofroi vazhdim të përkrahjes nga ministria që drejton, raporton Ekonomia Online.

Ai deklaroi se kuvendi zgjedhor ka qenë unik për të vazhduar punën e ish-kryetarit të ndjerë Fadil Vokrrit.

“Jemi këtu për ta uruar kryetarin Ademi. Një konsistencë e punës të madhe që ka bërë kryetari i ndjerë Fadil Vokrri. jam jashtëzakonisht i kënaqur dhe i lumtur që delegatët që kanë marrë pjesë në kuvendin zgjedhor kanë qenë jashtëzakonisht unik dhe të përgjegjshëm për të vazhduar punën e madhe që kishte nisur kryetari i ndjerë Vokrri”,

“Sot jam këtu për ta rikonfirmuar mbështetjen e Ministrisë së Sportit dhe Qeverisë së Kosovës për FFK-në dhe të gjithë futbollistët”.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, tha se i ofroi ministrit transparencë dhe bashkëpunim, raporton EO.

“Ministri rikonfirmoi edhe njëherë përkrahjen e Ministrisë dhe që do të vazhdojë bashkëpunimi. Ne i ofruam ministrit transparencë bashkëpunim të vazhdueshëm. E falënderuam për projektet, nderin dhe respektin që i është bërë Fadil Vokrrit”.

Të ngjashme