Ministri Hasani mes tifozerisë gjilanase, nuk tregon cilin klub e mbështet

Gjilan | 02 Maj 2018 | 17:51 | Nga

Mes qindra tifozëve të Dritës dhe Gjilanit, derbin e sotëm lokal në mes të dy klubeve të qytetit të Gjilanit, ka qenë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Në faqen e tij në Facebook, Hasani ka publikuar disa nga tribunat e stadiumit ku po e përcjell derbin, me bashkëpunëtorët e tij.

Ai ka shkruar se Gjilani është qytet i sportit.

“Lojë e bukur dhe tifozeri e mrekullueshme e dy klubeve futbollistike të qytetit të Gjilanit”.

Sot po zhvillohet derbi i 27-të kampional, dhe i 34-ti në përgjithësi, mes Kf.Gjilani dhe Kf.Drita. Java e 30-të e Vala Superligës së Kosovës në futboll do të sjellë derbin më të madh lokal në vend, i cilësuar edhe si derbi më i madh lokal në Ballkan.

Image may contain: 11 people, crowd, stadium and outdoor

Image may contain: one or more people, stadium, crowd and outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme