Ministri Hasani në përkrahje të Dritës: Pres me gjithë zemër fitoren e qytetit tim

Prishtinë | 20 Maj 2018 | 16:00 | Nga

Në orën 16:00 në stadiumin “Shahin Haxhiislami” të qytetit të Pejës do të luhet ndeshja vendimtare, Prishtina – Drita, e cila do të vendosë se kush do të jetë kampion i ri i Superligës së Kosovës për sezonin 2017 – 2018.

Në përkhrahje të ekipt tw Dritws ka dalë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani. Ai sot do ta përcjellë ndeshjen nga Peja, por përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se pret fitoren e qytetit të tij. “E diel e bukur, me shumë emocione që vetëm futbolli t’i jep. Sot është një ditë e rëndësishme për futbollin. E Kosovës, sepse përcaktohet kamioni. Pres një lojë të bukur dhe fer. Pres me gjithë zemër fitoren e qytetit tim Gjilanit. Duam lojë të bukur, duam Dritën kampion. #përdritënkampion “, ka shkruar Hasani.

Të ngjashme