Ministri italian: Më 4 muaj duam t’i rinisim stërvitjet

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Sportit në qeverinë italiane, Vincenzo Spadafora, e ka ritheksuar dëshirën e tij për t’i lejuar klubet t’i rinisin seancat stërvitore më 4 maj, mirëpo paralajmëroi se bota e sportit s’ka të bëjë vetëm me futbollin.

Vincenzo Spadafora, njëjtë si Federata e Futbollit e Italisë dhe Lega Serie A, dëshiron që të krijojë mundësi që sa më shpejt të mundë të përfundohen sezoni aktual 2019/20 i kampionatit.

Ai pritet të takohet me autoritetet përgjegjëse në futbollin italian të mërkurën pasdite, ku pika kryesore e ditës do të jetë rinisja e kampionatit, që është ndërprerë shkaku i koronavirusit.

“Mediat po fokusohen vetëm te futbolli, se nëse do të rinisë kampionati apo jo, por sporti nuk ka të bëjë vetëm me futbollin dhe futbolli nuk ka të bëjë vetëm me Serinë A”, ka thënë politikani para takimit.

“Pas kësaj emergjence, ne do të duhet ta riorganizojmë këtë sektor për t’u garantuar punëtorëve në botën e sportit një lloj bonusi që ua mundëson atyre të trajtohen në të njëjtën mënyrë me të tjerët”.

“Ne duhet të rinisim me ndeshje për shkak të vlerave të mëdha ekonomike dhe shoqërore që i ka sporti”.

“Nga ana jonë ka dëshirë të madhe për t’ia rinisur kampionatit, por synimi i parë është që të mundë të garantojmë shëndet dhe siguri për qytetarët tanë”.

“Pas kësaj, qëllimi ynë është ta gjejmë një program që ua mundëson ekipeve t’i rinisin stërvitjet më 4 maj dhe pastaj mund të mendojmë për rinisjen e ligave, përderisa duhet gjithmonë ta kemi prioritet shëndetin e profesioniste”.

Data e përmendur, 4 maj, është edhe data kur Italia pritet të fillojë me lehtësimin e rregullave për vetizolim.

Të ngjashme