Ministria e Sportit del me deklaratë rreth presidentit te FFK-së

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Sportit ka dalë me qëndrim zyrtar, duke u distancuar nga njoftimi i Zyrës Ligjore të saj, e cila Kuvendin Zgjedhor të FFK-së e konsideronte jo-valid dhe të parregullt. MKRS-ja insiston se nuk përzihet në punët e shtëpisë së futbollit kosovar

Ministria e Sportit përmes një deklarate ka sqaruar se opinoni i dalur nga Zyra Ligjore e saj, e cila kishte konstatuar parregullsi në zgjedhjen e Agim Ademit kryetar të FFK ne kuvendin e korrikut të vitit 2018, nuk është valid dhe distancohet.

Në deklaratën e Ministrisë thuhet:

Njoftim publik nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, lidhur me shkresën/sqarimin  i cili ka qarkulluar si opinion i Departamentit Ligjor këto ditë nëpër media që ndërlidhet me mandatin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, sqaron të gjitha palët e përfshira në këtë proces si dhe opinionin publik, si më poshtë:

Shkresa e datës 02.12.2019, nuk paraqet qëndrimin zyrtar të Departamentit Ligjor.

Shkresa që ka qarkulluar së fundmi është një draft-shkresë, përkatësisht propozim, që zyrtarët e Departamentit Ligjor i qarkullojnë për konsultim të brendshëm deri sa e njëjta të marrë formën përfundimtare. Shkresat dalëse në emër të departamentit nënshkruhen nga zyrtari që e harton shkresën, udhëheqësi i drejtpërdrejtëi tij (udhëheqësi i divizionit) dhe drejtori i Departamentit Ligjor, për t’ju drejtuar më pas palëve përmes Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm. Kjo është procedura standarde e rregulluar se si distribuohen shkresat nga ky departament.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme