Miqësorja “vllazërore”, Shqipëria e Kosova masin forcat në Zvicër

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 15:52 | Nga

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvilloj sonte në 20:00 testin e parë miqësor ku përballë do të gjej kombëtaren e Kosovës. Kjo sfidë do të jetë shumë e vlefshme për trajnerin Christian Panucci që është në përpjekje për të formuar grupin që do të marrë në Ligën e Kombeve e cila nis nga muaji tetor.

Një përballje që pritet të ketë mjaft interes nga ana e tifozerisë, duke parë që takimi do të zhvillohet në Zyrich të Zvicrës. Kujtojmë që kjo do të jetë përballja e dytë mes dy kombëtareve dhe e para pasi Kosova u integrua në organet e FIFA-s dhe UEFA-s. Tekniku Panucci do të provoj lojtar të rinj në këtë përballje.

Në portë, Berisha është favoriti kryesor ndërkohë që mbrojtja pritet të përbëhet nga Hysaj në të djathtë, Veseli e Djimsiti në qendër dhe Lika në të majtë. Mesfusha pritet t’i besohet Ramadanit, Qakës dhe Emanuele Ndoj ndërkohë që sulmi pritet t’i besohet Cikalleshit që do të ketë mbështetjen e Roshit e Abazaj nga krahët.

Kjo nuk do të jetë testi i vetëm miqësor për kombëtaren e drejtuar nga Panucci pasi këtë të diel, ajo do të takohet dhe me kombëtaren e Ukrainës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme