Mirabelli: Nuk e imagjinoj Milanin pa Gattuson

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 14:18 | Nga

Gennaro Gatuso duket se do të qëndrojë edhe për shumë kohë te Milani.

Trajneri italian ka bërë shumë mirë prej se ka marrë drejtimin e klubit duke e kaluar tutje edhe në Ligën e Evropës.

E falë punës së tij të madhe Gattuso ka bërë për vete edhe drejtuesit e Milanit.

Massimiliano Mirabelli ka thënë se nuk e imagjinon Milanin pa Gattuson.

“Nuk mund ta imagjinoj Milanin pa Gattuson. Ai do të qëndrojë për shumë vite te ne”, tha fillimisht Mirabelli.

“Gattuso po bën gjëra të mira me stafin e tij. Jemi duke shpresuar për ta mbajtur afër vetës për shumë vite pasi është shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë Mirabelli.

Tutje drejtori sportiv i Milanit ka thënë se ka qenë i bindur në suksesin e Gattusos me Milanin.

“Isha i bindur se Gattuso do të bënte mirë me klubin”, tha Mirabelli.

“Ai e mori klubin në një situatë të vështirë dhe ka bërë punë të madhe. Jemi të gjithë të lumtur për të”, u shpreh drejtori sportiv i Milanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme