‘Mirë se erdhe në Norwich’ – Milot Rashica prezantohet te klubi i ri

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Milot Rashica nga sezoni 2021/2022 do të luajë në Ligën Premier te Norwich City, ku u transferua nga Werder Bremeni.

Anësori i Kosovës është nisur drejt Anglisë në fillim të këtij muaji, ndërsa tashmë i është bashkuar skuadrës së tij të re.

Norwichi ka shpërndarë fotografi në rrjetet sociale, në të cilat Rashica ka pozuar me fanellën me numrin 17.

Është raportuar se 24-vjeçar ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin anglez, mirëpo nuk ishte bërë i ditur çmimi zyrtar i transferimit.

Norwich City në sezonin 2021/2022 do të luajë në elitën e futbollit anglez, pasi në edicionin e kaluar e fitoi ligën e dytë në sistemin anglez të futbollit – Championship.

Rashica, i cili rrjedh nga klubi i Vushtrrisë, ishte pjese e Vitesses në Holandë gjatë viteve 2015-2018, para se të nënshkruante për Werder Bremenin, ku kaloi tri sezone e gjysmë duke shënuar 27 gola dhe duke dhuruar 19 asistime në 100 paraqitje në të gjitha garat.

Të ngjashme