Mirlind Daku ftohet nga Challandes, për ndeshjet e nëntorit me Kosovën

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, duket se ka marrë ftesë nga trajneri i Kosovës Bernard Challandes, për ndeshjet e nëntorit.

Mirlind Daku është duke kaluar formë të jashtëzakonshme dhe lirshëm mund të thuhet forma më e mirë në karrierë.

Ai momentalisht ka 17 gola në 10 ndeshje në Superligë, duke thyer rekordin e të gjitha kohëve për këtë periudhë kohore.

Burime të Metros brenda klubit suharekas, bëjnë të ditur që trajneri i Kosovës Bernard Challandes e ka shpërblyer me ftesë lojtarin 22 vjeçar.

Daku është ftuar për ndeshjet e nëntorit, ato ndaj Shqipërisë, Sllovenisë dhe Moldavisë.

Kujtojmë se Mirlind Daku është bërë sulmuesi i parë pas shumë vitesh që ftohet në kombëtaren A të Kosovës nga Superliga.

Ndërkaq deri më tani lojtari nuk ka konfirmuar diçka të tillë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme