Mitrovicaset turpërohen në Ligën e Kampionëve, pësojnë 0 me 10

Prishtinë | 11 Sht 2019 | 20:14 | Nga Ekonomia Online

Futbollistet e Mitrovicës kanë pësuar humbje të thellë në sfidën e parë të 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve, duke u mposhtur 0 me 10 nga gjiganti evropian, Wolfsburg.

Ndeshja, që u zhvillua në “Fadil Vokrri”, i takoi plotësisht klubit gjerman që nuk ndalej së shënuari ndaj kosovareve. Noelle Maritz e Pernille Harder realizuan nga tre gola. Dy i shënoi Claudia Neto e nga një Ewa Pajor dhe Hegland-Minde.

Takimi i kthimit zhvillohet më 25 shtator.

Mitrovica tashmë ka tejkaluar synimet në këtë edicion garash. Derisa kishte synimet për të marrë ndonjë pikë në raundin kualifikues, befasoi edhe veten duke fituar grupin dhe duke kaluar në fazën nokaut. Është hera e parë që një skuadër kosovare luan në fazën nokaut të Championsit. Me suksesin e Mitrovicës, futbolli i femrave në vend ka prekur nivele të reja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme