Mitrovicasi fiton medaljen e artë në hedhjen e gjylës në garat ballkanike

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Talenti i atletikës, Muhamet Ramadani, e ka fituar medaljen e artë në hedhje të gjylës prej 19.31 metra, në Stamboll të Turqisë, ku morën pjesë edhe 20 shtete tjera, me ç’rast është shpallur kampion ballkanik në kategorinë e juniorëve.

Ramadani bashkë me trajnerin e tij, nga klubi i atletikës “Mitrovica”, Shaban Ramadani janë pritur në takim nga nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka.

Në këtë takim , Mujka, ka përgëzuar sportistin mitrovicas, Muhamet Ramadanin, për sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare, i cili fitoi medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik U-18 në hedhjen e gjylës.

Gjithashtu gjatë këtij takimi Mujka dhe Ramadani, u dakorduan që Komuna e Mitrovicës të ndërtoj një mini fushë sipas normave ndërkombëtare për hedhje të gjyles, pasi që stadiumi “Adem Jashari” është në renovim, dhe kjo fushë të ndërtohet afër Liqenit Akumulues në fshatin Suhodoll

Të ngjashme