Mjeku i Interit: Eriksen nuk tregoi ndonjë problem në testet mjekësore

Prishtinë | 13 Qer 2021 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Mjeku i Interit, Piero Volpi, tha se testet mjekësore të Christian Eriksen kurrë nuk kanë treguar ndonjë problem, ndërsa ylli i Danimarkës thuhet se u tha shokëve të tij të skuadrës se ai shpreson të kthehet shpejt.

Playmaker-i Nerazzurri dhe Danimarkës u rrëzua pa ndjenja gjatë pjesës së parë të ndeshjes Danimarkë – Finlandë dje, shkruan Gazeta Express.

Mjekët i dhanë CPR në fushë, duke ia shpëtuar jetën danezit.

“Ai po merrte frymë dhe unë mund ta ndieja pulsin e tij. Por papritmas kjo ndryshoi. Dhe siç e panë të gjithë, ne filluam t’i jepnim CPR ” – tha mjeku nga Danimarka, Morten Boesen për AP.

Mjekët i shpëtuan jetën Eriksenit në fushë para se ylli i Danimarkës të dërgohej në spital, ku ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore.

Por, fatmirësisht gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Të ngjashme