Mjeku i Reimsit kryen vetëvrasje, pasi u prek nga Coronavirusi

Prishtinë | 05 Pri 2020 | 22:15 | Nga Ekonomia Online

Doktori i skuadrës ku aktivizohet Arbër Zeneli, Reimsit, Bernard Gonzalez, ka kryer vetëvrasje pasi doli pozitiv me Coronavirus.

‘Le Parisien’ raporton se Gonzalez doli pozitiv në testin e koronavirusit para disa ditëve dhe ishte izoluar në shtëpo së bashku me familjen e tij.

Mediumi francez gjithashtu shkruan se rezultati pozitiv me koronavirus e shtyu atë që të kryej vetëvrasje. Ai ishte 60 vjeçar. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe klubi francez.

Të ngjashme