Mkhitaryan vazhdon me Romën

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Roma ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Henrikh Mkhitaryan që të rinovojnë kontratën.

Klubi italian dhe anësori armen do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për edicionin e ri, duke firmosur kontratën deri më 30 qershor të vitit 2022.

“Klubi është i lumtur të njoftojë se Henrikh Mkhitaran ka zgjatur kontratën e tij me AS Roma deri më 30 qershor 2022”, thuhet fillimisht në komunikatë.

“Mkhitaran, 32, u bashkua me Giallorossi në verën e vitit 2019 dhe që atëherë ka vazhduar të bëjë 73 paraqitje për klubin në të gjitha garat – duke shënuar 23 gola”.

Reprezentuesi i Armenisë shënoi 14 gola gjatë sezonit 2020-21, duke siguruar edhe 13 asistime të tjera.

Të ngjashme