MKRS-ja investon 1,2 milion euro në 12 fusha ndihmëse të futbollit

Prishtinë | 22 Jan 2018 | 12:12 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të investimeve kapitale në infrastrukturën fizike sportive në Kosovë, do të ndërtohen 12 fusha ndihmëse për klubet e Superligës në futbollin e Kosovës.

Këto investime do të realizohen në qytetet Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Podujevë, Skenderaj, Drenas, Gjakovë dhe Viti.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, u takua me krerët e komunave, klubet e të cilave zhvillojnë garat e tyre në Superligën e Kosovës në futboll.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se faza e parë e këtij projekti pritet të filloj në mars të këtij viti.

“Qëllimi këtij takimi ishte dakordimi i përbashkët për të pasur një marrëveshje tre palësh komunë, ministri dhe federatë por investime në infrastrukturën sportive përkatësisht për ndërtimin e 12 stadiumeve ndihmëse të reja në këto komuna me të cilat u takuam sot. Ishte një takim jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe konstruktiv , u dakorduam që kjo faze të fillojë nga muaji mars i këtij viti”, tha Gashi për EO.

Ndërsa kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri tha se nuk do të anashkalohet asnjë klub, mirëpo në këtë rast ka përparësi Superliga për shkak të numrit më të madh të nxënësve që ushtojnë.

“Federata e futbollit gjatë inspektimit të klubeve të veta ka identifikuar problemet që e pengojnë zhvillimin e futbollit në Kosovë, infrastruktura ka qenë fokusi.Ne bashkërisht kemi ndarë një buxhet do të fillojmë me Superligë nuk do të anashkalojmë klubet e tjera, por në Superligë ka më shumë nxënës që ushtrojnë çdo ditë dhe iu kryejnë aktivitetet e veta nëpër skuadrat e tyre”.

Në këtë projekt MKRS-ja do të investojë 1,2 milionë euro, nga 100 mijë euro për secilën fushë ndihmëse. Ky investim kapital në tërësi do të ketë vlerën e tre milionë eurove ku FFK-ja do të investojë në secilën fushë ndihmëse nga 120 mijë euro ndërsa komunat përkatëse do të investojnë nga 30 mijë euro në këto fusha. Një fushë ndihmëse do të ketë vlerën financiare prej 250 mijë euro.

Për projektet në fjalë do të nënshkruhet memorandum bashkëpunimi tri palësh MKRS-FFK-Komunat, dhe kjo gjë pritet të ndodh në ditët në vijim ku do të përshkruhen edhe detajet e projektit.

Të ngjashme